Kreu i PD Sali Berisha u ka bërë thirrje qytetarëve që të bëhen pjesë e protestës kombëtare më 22 mars.

Në një konferencë për mediat nga selia blu, kryedemokrati u shpreh se 22 marsi është mundësia e qytetarëve që të marrin në duar fatet e tyre dhe të tregojnë revoltën dhe zemërimin ndaj asaj që e quajti “narko-regjim”.

“Gjithçka po shkon drejt konsolidimit të narko regjimit dhe janë vetëm shqiptarët që do të marrin fatin në duart e tyre. Më 22 mars është dita e kryengritjes më të fuqishme ndaj ftoj çdo shqiptar në rrugë dhe sheshet e Tiranës të tregojmë revoltën, zemërimin, përçmimin tonë ndaj regjimit”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb