Një 14-vjeçare është larguar nga banesa. Ka qenë prindërit e saj që kanë ngritur shqetësimin lidhur me largimin e të miturës nga shtëpia.
Nëna e 14-vjeçares tregoi se në tavolinë ka gjetur një letër ku shkruhej; “Po largohem mos më kërkoni”.
Familjarët kanë deklaruar se vajza kishte shprehur shqetësime ditët e fundit, duke thënë se po ndihej e kërcënuar nga disa persona pas orarit të mësimit, por askush nuk kishte marrë seriozisht këto kërcënime.
