Në një përballje dramatike në Londër, Tottenham Hotspur mundi të mbyllte me fitore 3-2, por nuk i mjaftoi për të kaluar më tej në Champions League. Pas fitores së thellë 5-2 në ndeshjen e parë, Atletico Madrid kishte gjithçka nën kontroll.
Ndeshja nisi me tension dhe një gol të anuluar për Lookman në minutën e 6-të. Tottenham zhbllokoi rezultatin në minutën e 30-të me Kolo Muani, por Atletico reagoi që në nisje të pjesës së dytë me golin e barazimit nga Julián Álvarez.
Xavi Simons riktheu avantazhin për Spurs në minutën e 52-të, ndërsa Álvarez ishte përsëri vendimtar me asistin e tij për golin e barazimit të Hancko në minutën e 75-të. Në fund, Tottenham regjistroi një fitore simbolike 3-2 me penalltinë e Xavi Simons, por nuk i mjaftoi për të kaluar më tej.
Kështu, në çerekfinalet e Champions League do të kemi një derbi spanjoll: Atletico Madrid do të përballet me Barcelona.
Diego Simeone mendon fillimisht për t’Ju gëzuar suksesit ndaj londinezëve dhe më pas për të menduar për sfidën e dyfishtë ndaj Barcelonës: “Është një kohë për t’u lumtur. Si klub, si ekip, me gëzimin që njerëzit tanë do të ndiejnë këtë përparim drejt çerekfinaleve. Rruga kur hyn në çerekfinale do të jetë e vështirë, ashtu si në situatat e mëparshme kur kemi arritur në finale. Do të na duhet të konkurrojmë ashtu si kemi bërë gjithmonë. Do të jetë e vështirë, ndoshta përballemi me ekipin që sulmon më mirë në Evropë, por do të kemi entuziazmin tonë për të konkurruar si gjithmonë.”, theksoi ndër të tjera tekniku i “Los Cholchoneros”.
