Një tërmet i fortë me magnitudë 6.7 ballë të shkallës Rihter goditi të hënën pasdite, në orën 17:52 sipas kohës lokale, një rajon të Kilit verior, pranë kufijve me Argjentinën dhe Bolivinë, siç njoftoi Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara (USGS).

Thellësia fokale e tërmetit, sipas USGS, vlerësohet në 119.7 km.

Nga ana e saj, Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare (EMSC) gjithashtu e vlerëson tërmetin në 6.7 të shkallës Rihter, me një thellësi fokale prej 120 km dhe një epiqendër 16 km në lindje të qytetit të Kalamës.

Ende nuk dihet nëse tërmeti shkaktoi viktima apo dëme të rënda materiale.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb