Fitorja e 10-të radhazi në NBA për Oklahoma, që fitoi 121-92 ndaj Brooklyn, në sfidën e zhvilluar të mërkurën në mbrëmje në NBA. McCain me 26 pikë ishte shënuesi më i mirë për miqtë. Moment i mirë edhe për Lakers, që fituan sot 124-116 ndaj Houston jashtë fushe. Luka Doncic realizoi 40 pikë, mbështetur nga LeBron James me 30 pikë.
Boston mbetet forca e dytë në Lindje pas fitores 120-99 ndaj Golden State. Dyshja Bron-Tatum realizoi 56 pikë për Celtics. Zhgënjen skuadra e Chicago, që në fushën e saj u mund 139-109 nga Toronto. 8 lojtarë të ekipit kanadez realizuan mbi 10 pikë.
Denver zbret në vendin e gjashtë në Perëndim pas humbjes 125-118 në fushën e Memphis. Jokic realizoi 29 pikë, por që s’mjaftuan për miqtë. Jashtë fushe fiton Portland, që mund 127- 119 Indiana (Avdija 32 pikë), ndërsa Atlanta mposhti 135-120 Dallas, ndeshje ku u dallua McCollum me 24 pikë).
