Sot po zhvillohet konferenca “Drejt një tregu global të arsimit të lartë”, ku merr pjesë edhe Universiteti “Luarasi”, me fokus në ndryshimet e mundshme ligjore në sistemin e arsimit të lartë në Shqipëri.
Rektori i këtij universiteti, Maks Haxhia, ka paraqitur një sërë propozimesh për reformimin e ligjit aktual për arsimin e lartë, duke kërkuar një qasje më të unifikuar mes institucioneve publike dhe private.
“Ligji ka nevojë për amendime. Të mos ketë vija ndarëse mes institucioneve publike dhe jopublike në arsimin e lartë, pasi ligji aktual bën diferencime. Duhet një trajtim i unifikuar”, u shpreh Haxhia.
Një nga propozimet kryesore të tij ishte edhe heqja e kufizimit të mesatares 6.5 për Maturën Shtetërore, që aktualisht shërben si prag hyrës në universitete.
Sipas tij, kjo masë duhet rishikuar pasi, siç tha ai, “praktika e deritanishme ka treguar se cilësia e studentëve me mesatare të ulët ka ardhur në rritje në universitet”, duke argumentuar se sistemi nuk duhet të kufizojë aksesin në arsim të lartë.
“Ligji ka nevojë për mendime. Të mos ketë vija ndarëse mes institucioneve publike dhe jo publike në arsimin e lartë, pasi ligji aktual bën diferencime. Duhet një trajtim i unifikuar.
Propozojmë heqjen e mesatares 6.5 për maturës për të mos patur kufizim në arsim. Kjo pasi praktika e deritanishme ka treguar se cilësia e studentëve me mesatare të ulët ka ardhur në rritje në universitet”, tha ai.
