Ish-deputeti Ervin Salianji ka folur në lidhje me garën për drejtimin e Partisë Demokratike, duke u ndalur te dispozitat statutore që, sipas tij, pengojnë rikandidimin pas humbjes së zgjedhjeve.
I ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24, Salianji u shpreh se neni 46, pika 8 e Statutit të PD-së përcakton qartë se një kryetar që humbet zgjedhjet nuk mundet të rikandidojë.
Sipas tij, kjo dispozitë lidhet drejtpërdrejt me situatën aktuale në parti, duke iu referuar kreut aktual Sali Berisha, i cili drejtoi Partinë Demokratike në zgjedhjet e 11 majit 2025, ku PD doli humbëse.
Ai ka theksuar më herët nevojën për një proces të rregullt, transparent dhe të bazuar në statut, në mënyrë që gara për kryetar të jetë e barabartë dhe e besueshme për të gjithë kandidatët.
