Një futbollist, 21-vjeç është vrarë në Turqi. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pas sulmi me armë në Stamboll.

Sipas dëshmitarëve okularë një person hapi zjarr ndaj automjetit me të cilin udhëtonte Kubilay Kaan Kundakci, duke e plagosur.

Futbollisti 21-vjeçar Kubilay Kaan Kundakci, sipas mediave të huaja u gjend i përfshirë mes një sherri të një reperi dhe ish-të dashurës së tij, një këngëtare, ndërsa ishte miq i të dyve dhe po tentonte të shuante konfliktin.

Pas të shtënave, ai u dërgua në një spital në Stamboll, por fatkeqësisht ai ndërroi jetë nga plagët e marra.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb