Një pilot ka realizuar një homazh të veçantë për tre anëtarë të Ohio National Guard më 19 mars, vetëm pak ditë pas një aksidenti tragjik ajror në Irak, ku humbën jetën gjashtë ushtarakë amerikanë. Kapitenët Seth Koval dhe Curtis Angst, si dhe oficeri i lartë Tyler Simmons, ishin pjesë e misionit “Operation Epic Fury”, kur avioni cisternë KC-135 Stratotanker u rrëzua më 12 mars.
Sipas US Central Command, avioni u zhduk nga radarët rreth orës 14:00 teksa fluturonte në hapësirë ajrore miqësore, ndërsa shkaqet e rrëzimit vijojnë të hetohen. Në të njëjtin fluturim humbën jetën edhe John Alex Klinner, Ariana G. Savino dhe Ashley B. Pruitt. Garda Kombëtare e Ohajos dhe Krahu i 121-të i Furnizimit me Karburant kanë nderuar kujtimin e tyre, duke vlerësuar shërbimin dhe sakrificën.
Ndërkohë, një pilot tjetër realizoi një gjest simbolik prekës: duke përdorur trajektoren e fluturimit, ai “vizatoi” në qiell figurën e një ushtari dhe tre gurë varresh. Sipas të dhënave të publikuara nga platforma Flightradar24, kjo figurë u regjistrua si një memorial dixhital për të rënët. Ky akt është vlerësuar gjerësisht si një homazh i ndjerë dhe i pazakontë për ushtarët që humbën jetën në shërbim.
PAYING TRIBUTE: A pilot created a flightpath by drawing a service member and three headstones over Ohio to honor the state's Air National Guardsmen who died in an Iraq tanker crash while supporting Operation Epic Fury. pic.twitter.com/SSaSFPqtGO
— Fox News (@FoxNews) March 22, 2026
