Raundi i dytë i zgjedhjeve komunale në Francë është shoqëruar me ngjarje tragjike, pasi tre persona kanë humbur jetën gjatë procesit të votimit të së dielës.

Në Saint-Étienne, një kandidat i Rassemblement National (RN), pjesë e listës së drejtuar nga Corentin Jousserand, ndërroi jetë pasi pësoi një atak në zemër teksa shërbente si përfaqësues në një qendër votimi. Pavarësisht përpjekjeve të ekipeve të emergjencës për rreth një orë, ai nuk mundi të shpëtohej, ndërsa qendra e votimit u mbyll për tre orë.

Dy raste të tjera fatale u regjistruan në Carcassonne dhe Annecy. Një grua 82-vjeçare në Carcassonne u sëmur pak para se të hynte në qendrën e votimit dhe ndërroi jetë në ambulancë gjatë transportit, pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë të zjarrfikësve. Ndërsa në Annecy, një burrë 81-vjeçar u rrëzua nga një atak në zemër në momentin që po votonte në një palestër, dhe përpjekjet për ta rikthyer në jetë rezultuan të pasuksesshme. Si pasojë, tre qendra votimi në zonë u mbyllën për më shumë se një orë.

Ngjarjet kanë hedhur një hije zie mbi procesin zgjedhor në Francë, ndërsa autoritetet kanë shprehur ngushëllime për familjarët e viktimave.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb