Jo vetëm Shqipëria, më 26 mars, edhe Kosova është në takim me historinë, me përfaqësuesen “dardane” që luan në transfertë përballë Sllovakisë, rivali i tyre i parë në fazën “play-off” në kualifikueset e Botërorit. Pjesa tjetër e Shqipërisë, nisi grumbullimin nga e hëna, ndërsa trajneri Foda u shfaq i kënaqur me gjendjen e lojtarëve:

“Nuk është e nevojshme të ndalemi te stërvitja e lojtarëve. Ata janë në top formë dhe të gatshëm. Fokusi kryesor do të jetë aspekti taktik, duhet të punojmë formë në këtë pikë, në planin tonë dhe si do ta zbatojmë në fushë”, u shpreh Foda.

Pavarësisht shkalles së vështirësisë, trajneri i Kosovës beson tek ekipi, kjo pasi e vërtetuan edhe gjatë fazës së grupeve se mund të fitojnë përballë çdo kundërshtari, në çdo fushë:

“Ne jemi të vetëdijshëm që nuk do të jetë ndeshjet e lehtë. E dimë që Sllovakia ka një skuadër shumë të fuqishme, e dimë që sapo e merr topin di të luajë shumë mirë në kundërsulme, por ne kemi shumë besim në ekipin tonë përfaqësues, ne kemi treguar kualitetet tona, sidomos në fazën e grupeve, kemi treguar që edhe në transfertë mund të luajmë shumë mirë dhe mund të fitojmë ndeshje”, theksoi ndër të tjera Foda në konferencë për shtyp.

Në këtë takim, Foda duhet të bëjë llogaritë me dy mungesa të rëndësishme si Amir Rrahmani dhe mesfushori Leon Avdullahu.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: