Anëtar i Këshillit Kombëtar të PD Ilir Alimehmeti në një intervistë në “News24”, foli për protestën e opozitës, zhvillimet në Partinë Demokratike si edhe skandalet korruptive të qeverisë.
Gjatë intervistës, Alihmehmeti u shpreh se PD është një parti që ka bërë protesta të vazhdueshme, duke shtuar se protestat janë një proces që hap pas hapi kanë dhënë rezultat.
Gjithashtu nënvizoi se kërkohet një qeveri teknike, pasi është e domosdoshme që një qeveri që të të garantojë që petku i politikat të mos mbrohet dhe nga ana tjetër të garantohen zgjedhje të lira dhe të ndershme.
“Është një proces, skandalet e kësaj qeveria nuk kanë të sosur dhe kam bindjen se do të dalin edhe të tjera. Jemi në një situatë ku kemi një vend që po shpopullohet për shkak të gjitha këtyre politikave. Kemi një kryeministër që ndodhet në një lak tejet të ngushtë, dhe tentoi të mbronte funksionarë të lartë, mos-heqja e imunitetit të Ballukut në Parlament tregoi qartë se ku është me drejtësisë. Po ashtu edhe më marrëdhëniet ndërkombëtare u ekspozua se ai nuk ka një rrugë drejt Perëndimit, por drejt Lindjes. Pra opozita nga njëra anë ka betejën e saj në parlament në institucione por dhe betejën në rrugë. Por këto janë procese hap pas hapi ka progres. Këtë e vëmë re edhe në reagime, por edhe në gabimet që bën Rama për shkak të presionit, brenda dhe jashtë. Pra po merr goditje nga drejtësia. GJKKO kërkoi pezullimin Ballukut, pra duhet ta saktësojmë se është proces dhe ndërkohë ndodhën edhe skandalet e AKSHI-t dhe gjithë shembjet e rrugës”, tha mes të tjerash ai.
