Polonia përballet me Shqipërinë të enjten në orën 20.45, në sfidën e Play Off të Botërorit. Mediat në Poloni kanë bërë publike së fundmi edhe formacionin e mundshëm që do të zbresë në fushë nga minuta e parë.

Trajneri i Polonisë, Urban ka vendosur të luajë me Grabara-n e Wolfsburgut në portë, zgjedhje kjo e detyruar duke parë mungesat.

Mbrojtja me tre përbëhet nga Kiwior, Bednarek dhe Kedziora. Mesfusha është e dendur me lojtarë si Pyrka, Zielinski, Slisz, Cash. Pas shpinës së Lewandowskit është Kaminski dhe Pietuszewski. Ndeshja luhet në Varshavë.

 

Polonia
Polonia

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb