Donald Trump ka nisur një sulm ndaj të majtës dhe demokratëve , duke pretenduar se ata “e urrejnë vendin” dhe po përpiqen të minojnë “arritjen e madhe ushtarake që po bëjmë në Iran ”.
“E majta radikale dhe demokratët që e urrejnë vendin po përpiqen të mbjellin kaos të brendshëm për të errësuar arritjen e madhe ushtarake që po bëjmë në Iran”, tha presidenti amerikan në një postim në Truth Social.
“Ata e urrejnë të na shohin të fitojmë kaq plotësisht dhe me vendosmëri, por populli amerikan e sheh çfarë po ndodh. Amerika e Para!” përfundon ai postimin e tij.
