Në Poloni, përpara sfidës kundër Shqipërisë, kapen fort pas një detaji shumë domethënës. Jan Urban, trajneri i tyre, nuk njeh humbje që nga dita kur u ul në stolin e ekipit përfaqësues. Me të në stol, Polonia ka siguruar 4 fitore dhe 2 barazime në 6 ndeshje. Jo vetëm fakti që nuk njohin humbje, Urban i ka dhënë sulmit më shumë forcë goditëse pasi në 4 ndeshje kanë shënuar 11 gola ndërsa kanë pësuar 5.

Ndërkohë, Shqipëria “armën” më të fortë në këto momente ka mbrojtjen. Në tetë ndeshje në fazën e grupeve në Botëror pësuan vetëm 5 gola, por katër prej tyre i pësuan përballë Anglisë.

Problemi kryesor është faza sulmuese pasi në 8 ndeshje shënuan vetëm 7 gola, edhe pse në grup kishte edhe ekipe si Andorra apo Letonia.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: