Ervin Bulku, zëvendës trajneri i Kombëtares, tregoi këndvështrimin e tij për sfidën ndaj Polonisë.

“Bajrami do jetë pikë referimi në majë. Kemi pasur mungesa sulmuesish, e prandaj kemi menduar të bëjmë diçka ndryshe. Do përpiqemi t’i kapim në befasi, por fusha do e tregojë sesi mund ta bëjmë këtë gjë. Ne kemi parë shumë ndeshje të Polonisë. Janë skuadër shumë e mirë, janë të fortë fizikisht.

I kemi dhënë udhëzime gjithë skuadrës. Shpresojmë që çunat të bëjnë më të mirën. Jemi një grup, jemi të gjithë bashkë. Grupi është ai që bën forcën tonë dhe të bëjmë çdo gjë që sonte të dalim me fitore nga Polonia.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb