Djali i presidentit të rrëzuar të Venezuelës, Nicolas Maduro, babai i të cilit përballet me një seancë të dytë dëgjimore para një gjykate të Nju Jorkut të enjten, i tha AFP-së se i beson sistemit ligjor të SHBA-së, por se çështja është njollosur nga “rrëmbimi” i prindërve të tij. ”
Ne i besojmë sistemit ligjor të Shteteve të Bashkuara”, tha në Karakas Nicolas Maduro Guerra, një ligjvënës i njohur edhe si “Nicolasito” ose “Nikolas i Vogël”.
Por ai shtoi: “Ky gjyq ka gjurmë të paligjshmërisë që nga fillimi, për shkak të kapjes, rrëmbimit të një presidenti të zgjedhur në një operacion ushtarak”.
