Një fëmijë ka humbur jetën si pasojë e një sulmi me dron në rajonin e Yaroslavl, në Rusia, ndërsa prindërit e tij ndodhen në gjendje të rëndë në spital.

Lajmi është konfirmuar nga guvernatori i rajonit, Mikhail Evrayev, i cili bëri të ditur se sulmi ka shkaktuar pasoja të rënda për civilët.

Sipas raportimeve, një tjetër banor i një ndërtese pranë vendit të ngjarjes ka mbetur i plagosur dhe po merr trajtim mjekësor.

Autoritetet lokale kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të sulmit, ndërsa incidenti vjen në një kohë kur sulmet me dron në territorin rus janë shtuar, duke rritur shqetësimet për sigurinë e popullsisë civile.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb