Drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus ka bërë thirrje që sulmet ndaj stafit mjekësor të ndalen.
Gjatë ditës së sotme u raportuar se nëntë ndihmës mjekësorë u vranë në Liban.
Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha se ata vdiqën në pesë sulme të ndodhura në disa zoan të ndryshme, duke e çuar numrin e punonjësve të shëndetësisë të vrarë këtë muaj në 51.
Gjithashtu thuhet se janë plagosur edhe shtatë mjekë.
Në një reagim në rrjete sociale u shpreh: “Më shumë tragjedi në Libanin jugor sot… Marsi ka qenë muaji i dytë më vdekjeprurës për punonjësit e shëndetësisë në Liban që kur OBSH filloi të monitorojë sulmet ndaj kujdesit shëndetësor në vend në tetor 2023. Më shumë se 120 punonjës shëndetësorë thuhet se janë plagosur”.
