Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi komentoi në “Studio24” në Neës24, reagimin e ambasadës gjermane për protestën e opozitës ku u panë edhe flamuj gjermanë. Bardhi tha se ishte një reagim normal që është bërë edhe më parë dhe se nuk kishte lidhje me prezencën e flamujve në protestën e opozitës.

Sa i përket situatës së ish-zv.kryeministres Belinda Balluku, ai tha e dosja e saj që është në interes të qytetarëve është publikuar.

“Dosja ndaj zonjës Balluku ajo që është në interes të qytetarëve është publikuar. Të nxjerrësh 16 mijë faqe është ta nxjerrësh publikun në një devijim nga ajo që ka bërë Balluku. Në Kuvend vijn vetëm të dhëna që lidhen ne Ballukun… Ajo që ka ardhur në Kuvend lidhet me si ka paracaktuar Belinda Balluku garën për tunelin e  Llogarasë, ta fitonte kompania turke. Sikundër të gjitha të dhënat janë publikuar se si Balluku ka paracaktuar garën. Prokuroria ka vijuar hetimet për të verifikuar vepra të tjera penale, që lidhen me pastrimin e parave lidhjet e saj me oligarkë. Por këto të dhëna nuk kanë ardhur në Kuvend, sepse nuk ka një akuzë. Në Kuvend nuk ka ardhur çdo gjë që po heton prokuroria për Ballukun. Protesta besoj që është e vetmja mënyrë për të mos lejuar që korrupsioni të ligjërohet në vend. Dhe kur një qeveri merr në mbrojtje korrupsionin , protesta është një formë reagimi. Qeveria aktuale në vend që të luftojë korrupsionin e merr atë në mbrojtje. Ne përmes protestave synojmë që t’u garantojmë shqiptarëve zgjedhje të lira e të ndershme. Korrupsioni i kësaj qeverie është pasojë e deformimit të zgjedhjeve”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: