Presidenti i SHBA, Donald Trump tha se po e shqyrton me forcë tërheqjen e SHBA-së nga NATO, ndërsa e krahasoi përsëri aleancën me një “tigër letre”.
“NATO është përtej njohjes. Nuk u ndikova kurrë nga NATO. Gjithmonë e dija që ata ishin një tigër letre, dhe Putini e di këtë, edhe unë, meqë ra fjala”, tha ai në një intervistë me Telegraph.
Presidenti amerikan është shprehur kundër aleatëve ditët e fundit, pasi u shpreh se ata nuk e ndihmuan në lidhje me Ngushticën e Hormuzit.
Ai shtoi se SHBA-të kanë qenë aty për vendet që kishin nevojë për mbështetjen e tyre, përfshirë Ukrainën, edhe pse nuk ishte problemi i tyre.
