Kryetari i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ishte i ftuar në “Oponencë” ku foli për zgjedhjen e drejtorit të ri të policisë, Skënder Hita dhe sfidat e tij në detuyrën e re.

Lapaj tha se gëzon për suksesin e policisë së shtetit.

“Nuk dua që të dështojnë sektorë të shtetit tim me idenë se mund të përfitoj politikisht. Madje dua që ky shtet të shkëlqejë që të mos merrem politikisht dhe të merrem me pasionet e mia”, tha Lapaj.

Adriatik Lapaj: Personalisht nuk e njoh drejtorin e ri të policisë, ka drejtues që i kam njohur dhe personalisht. Unë nuk bëj pjesë tek ata njerëz që e bëjnë zi cdo gjë. Ne duhet ta provojmë. Unë uroj që ai të shkëlqejë në punën e tij sepse mua më gëzon suksesi i policisë së shtetit tim dhe shtetit në tërësi. Nuk dua që të dështojnë sektorë të shtetit tim me idenë se mund të përfitoj politikisht. Madje dua që ky shtet të shkëlqejë që të mos merrem politikisht dhe të merrem me pasionet e mia.

Nëse ai e ka shumë seriozisht atë që tha, do ta ketë shumë të vështirë. Nëse do ta sulmojnë nga cdo anë, do të jeni të bindur se është njeriu që po bën gjënë e  duhur.  Nëse do të dëgjoni që nuk po sulmohet të jeni të bindur se nuk po bën gjënë e duhur.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb