Pamjet që shihni tregojnë momentet e tensionit në Kuvend, ku deputetët e opozitës u ngritën nga vendet e tyre, ndërsa bllokuan foltoren.

Në një moment kur në foltore ishte Flamur Noka, nga vendi i saj po fliste socialistja Bora Muzhaqi, e cila nuk u lejua të fliste për shkak të debateve.

Sakaq, siç duket në pamje, deputetja e PD-së, Elda Hoti tenton që t’i heqë kartën e deputetit që vendoset në pajisje, Bora Muzhaqit.

Ndërkohë kjo e fundit ka reaguar duke thënë; “Si mund t’i marrë kartën një vajzë, një vajze”, ndërsa socialistët Balla dhe Igli Hasani, e kanë ndaluar demokraten që të realizojë këtë veprim.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: