Tensione të forta janë shënuar në Kuvend gjatë një momenti pushimi, ku deputeti i PD-së Flamur Noka është përplasur verbalisht me kreun e grupit të PS-së, Taulant Balla.

Sipas burimeve për BalkanWeb, Noka i është drejtuar Ballës me tone të ashpra, duke e akuzuar për kërcënime dhe shantazh ndaj deputetëve të opozitës.

“Do të të rrjep si kec. Je ai që kërcënon dhe shantazhon deputetë e opozitës. Do të të bëj atë që as nuk të shkon në mendje,” mësohet të ketë thënë Noka gjatë debatit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: