Presidenti rus Vladimir Putin zhvilloi një bisedë telefonike me Presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan, konfirmoi Kremlini.
Sipas raportimeve nga mediat e huaja, Putin dhe Erdogan diskutuan situatën në Lindjen e Mesme. Presidenti Erdogan konfirmoi se Turqia vazhdon kontaktet me të gjitha palët për të ndaluar përshkallëzimin e luftës, në Lindjen e Mesme.
Në deklaratë thuhej se Erdogan shprehu qëndrimin e tij se Turqia nuk i miraton sulmet ndaj Iranit, as nuk mbështet hakmarrjen e Iranit kundër vendeve në rajon.
