Një shfaqe e bukur me dronë është zhvilluar në një kishë në Teksas.

Pamjet e shpërndara në rrjetet sociale tregojnë një moment nga kryqëzimi i Krishtit, ndërsa në një moment tjetër shfaqet trump i Krishtit duke u hequr nga kryqi.

Besimtarët katolikë në mbarë botën kremtojnë sot Festën e Pashkës, ngjarjen më të rëndësishme në kalendarin e krishterë, që simbolizon ngjalljen e Jezu Krishtit dhe triumfin e jetës mbi vdekjen.

Pashka simbolizon fitoren e jetës mbi vdekjen, tri ditë pas vdekjes së Jezusit në kryq.

Pashka katolike shënohet pas një periudhe 40-ditore agjërimi dhe përgatitjeje shpirtërore, e njohur si periudha e Kreshmës.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb