Në një intervistë në emisionin “Me Zemër të Hapur” 42-vjeçarja ka rrëfyer dhunën nga fqinji i saj, i ndodhur në Vlorë.

Në këtë sherr ajo tregoi se janë përfshirë bashkëshorti i administratores së pallatit, i cili ishte edhe agresori i dhunës. Gjithashtu ajo rrëfeu se babai i adminstratores së pallatit, i ka dhunuar të atin.

“Ka pasur debate të forta në rajon. Kam dëgjuar shumë. Zonja erdhi aty dhe nuk pranoi se kishte qenë. Pasi largohen të gjithë banorët qëndrova në zyrë rajon, për të folur për situatën. Më pas largohem shkoj të mamin, marr babin të telefon dhe ai nuk përgjigjej. Babai im ishte dhunuar në mes të rrugës nga babai i administratores dhe kishte rënë pa ndjenja. Ai në fillim nuk na tregoi.

Në momentin që është goditur nga babai i administratores ka qenë prezent edhe vetë zonja dhe bashkëshorti i saj dhe e kanë tërhequr zvarrë dhe më pas e kanë çuar në rajon. Por me shumë gjakftohtësi, kryetari i rajonin i ka thënë i kërkoni falje njëri tjetrit, sikur të ishin zënë fëmijë… Babi im i është drejtuar edhe mjekut ligjor dhe i ka bërë të gjitha proceduar. Dhe po ashtu policia ka punuar, dhe është marrë me rastin”, tha ajo.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb