Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu në një mesazh në rrjetin social X, u shpreh se ushtria do të vazhdojë me gjithë forcën tonë, në të gjitha frontet, derisa kërcënimi të eliminohet dhe të arrihen të gjitha objektivat e luftës.

Ky postim vjen pas vrasjes së Majid Khadami, kreut të departamentit të inteligjencës së Gardës Revolucionare, dhe Athar Bakri, komandantit të Degës 840 të Forcës Quds, përgjegjës për sulmet kundër hebrenjve dhe izraelitëve në të gjithë botën.
“Ata që punojnë për të vrarë qytetarët tanë, ata që drejtojnë terror kundër Shtetit të Izraelit, ata që ndërtojnë boshtin iranian të së keqes, gjaku i tyre është mbi kokat e tyre.

Ne veprojmë me forcë dhe vendosmëri, kundër kujtdo që përpiqet të na dëmtojë”, shtoi Netanyahu.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb