Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se iranianët “duan që SHBA të vazhdojë bombardimet” sepse jeta e tyre është në rrezik më të madh me udhëheqjen e vendit.

Pavarësisht thirrjeve që iranianët të ngrihen kundër udhëheqjes, presidenti amerikan pranoi se është “shumë e vështirë të protestosh” duke pasur parasysh se njerëzit po qëlloheshin nga ushtria e tyre.

“Në fakt, unë u them të mos dalin jashtë, e kuptoj plotësisht”, u shpreh ai.

“Nuk është çështje trimërie, të gjithë jemi të guximshëm… Unë jam i guximshëm… por edhe inteligjent”, theksoi Trump.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb