Udhëheqësi Suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, ka reaguar sot përmes një mesazhi publik, duke deklaruar se “vrasjet dhe krimet nuk do ta dëmtojnë kauzën xhihadiste të forcave të armatosura iraniane”.
Ky reagim vjen pas një periudhe heshtjeje disa ditore, gjatë së cilës ai nuk kishte publikuar mesazhet e tij të zakonshme. Që nga marrja e detyrës pas vrasjes së babait të tij, Ali Khamenei, ai nuk është shfaqur publikisht, duke komunikuar vetëm përmes deklaratave të shkruara.
Në mesazhin e tij, Khamenei shprehu ngushëllime për vrasjen e shefit të inteligjencës së Islamic Revolutionary Guard Corps, Majid Khademi, i cili sipas deklaratës u vra gjatë një sulmi të përbashkët izraelito-amerikan.
“Edhe një herë, armiku amerikano-sionist, i cili ka dështuar vazhdimisht në komplotet e tij të liga, ka vrarë një nga komandantët e inteligjencës, mbrojtjes dhe sigurisë së vendit”, thuhet në deklaratë.
