Ekuipazhi i misionit Artemis II ka ndarë fotografi të Hënës të bëra nga bordi i anijes kozmike.
NASA thotë se fotografia më poshtë tregon një pjesë të anës së largët të hënës.
Ana e afërt – hemisfera që shohim nga Toka – është e dukshme në anën e djathtë në fotografi dhe është “e identifikueshme nga njollat e errëta që mbulojnë sipërfaqen e saj”, thotë NASA.
“Këto janë rrjedha të lashta të lavës nga një kohë e hershme në historinë e Hënës kur ajo ishte vullkanikisht aktive.
Krateri i madh në perëndim të rrjedhave të lavës është pellgu Orientale, një krater gati 600 milje i gjerë që shtrihet midis anëve të afërta dhe të largëta të Hënës. Gjysma e majtë e Orientale nuk është e dukshme nga Toka, por në këtë imazh kemi një pamje të plotë të kraterit, thotë NASA”
“Çdo gjë në të majtë të kraterit është ana tjetër, hemisfera që nuk e shohim nga Toka,

Krahasuar me paraardhësit e tyre Apollo, ekuipazhi i Artemis ka në dispozicion një sërë kamerash dixhitale.
Ata kanë sjellë tre kamera Nikon: dy D5, njëra me një lente me gjerësi 14-24 mm për të kapur të gjithë Hënën dhe tjetra me një lente me zmadhim 80-400 mm që mund të dallojë detajet më të imëta. Ata kanë pajisur gjithashtu një Z9 me një lente 35 mm, e cila bën imazhe që janë afër asaj që mund të shohë syri i njeriut
Ka kamera GoPro të montuara në panelet diellore jashtë anijes kozmike dhe çdo anëtar i ekuipazhit ka një iPhone për të dokumentuar misionin brenda.
Gjatë fluturimit, dritat e kapsulës do të zbehen për të marrë fotografitë më të mira të mundshme. Megjithatë, edhe këto kamera moderne do të kenë vështirësi të arrijnë cilësinë e kamerave 70 mm Hasselblad të përdorura nga astronautët e Apollos.
Por paketimi i njërit prej tyre do të thoshte të merrje me vete disa rrotulla filmi, ndërsa një aparat fotografik dixhital mund të ruajë mijëra foto në një kartë memorieje sa madhësia e një pulle postare.
Specialistja e misionit Christina Koch tha se ata mund të shohin si Hënën ashtu edhe Tokën nga raketa.
“Toka është shumë më e vogël se Hëna në pamjen tonë”, tha Koch.
“Po i shohim të dyja”, shtoi ajo.
