Parlamenti i Vietnamit ka zgjedhur unanimisht sekretarin e përgjithshëm të Partisë Komuniste, To Lam, si president të vendit për pesë vitet e ardhshme.
Ligjvënësit e zgjodhën Lamin, me mbështetjen e plotë të Partisë Komuniste, e cila finalizoi emërimin, raportoi Reuters.
Ish-kreu i sigurisë publike do të shërbejë tani një mandat të dyfishtë, duke drejtuar vendin si kreu i shtetit dhe sekretar i përgjithshëm i partisë, pasi siguroi një mandat të dytë si kreu i Partisë Komuniste në janar.
