Shpërthime të reja janë raportuar në rajonin lindor të Bandar Abbas në Iran, njofton agjencia shtetërore e lajmeve IRNA.

Sipas raportimeve paraprake, shkaku i shpërthimeve ende nuk është bërë i ditur. Ndërkohë, agjencia iraniane e lajmeve Tasnim ka raportuar se sistemet e mbrojtjes ajrore në zonë janë aktivizuar.

Autoritetet iraniane nuk kanë dhënë ende detaje të mëtejshme mbi natyrën e shpërthimeve apo objektivat e mundshme, ndërsa situata vijon të monitorohet.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: