Pasi kanë përshkuar rrugët kryesore të kryeqytetit dhe bulevardin “Gjergj Fishta”, protestuesit kanë përfunduar marshimin e tyre duke u rikthyer sërish aty ku nisi gjithçka, përpara godinës së Kryeministrisë.
Me një revoltë të shtuar dhe të palëkundur pas 44 ditësh qëndresë, qytetarët dhe aktivistët janë mbledhur sërish përpara zyrës së kreut të qeverisë.
Në mbyllje të tubimit të sotëm, sheshi ka jehuar nga thirrjet e përsëritura në kor “Nesër më shumë!”, duke paralajmëruar vazhdimësinë e protestës dhe një pjesëmarrje akoma më masive në ditët në vijim për të kërkuar dorëheqjen e Ramës.
