Kreu u grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi në një dalje për mediat, sapo ka lënë ambientet e SPAK-ut ku u pyet për çështjen penale ndaj ish-kryebashkiakes së komanduar të Bashkia Tropojë, Zyra Islamaj.

“Është procedurë normale procedurale, ku pala e akuzuar kërkon thirrjen për të dëshmuar për persona të ndryshëm. Gjykata pranoi kërkesën dhe ne i jemi përgjigjur kërkesës para gjykatës. Drejtësi po bën punën përsa kohë një zyrtare akuzohet për korrupsion. Bëhet fjalë për nënkryetaren e bashkisë së Tropojës, e cila është marrë e pandehur për një rrugë. Arsyeja se pse erdha, është se një grup deputetësh janë firmëtarë të kallëzimit. I qëndrojmë kallëzimit. Është lajm i mirë që kallëzimi i bërë prej nesh është gjetur i drejtë nga SPAK, e cila i është drejtuar në këtë çështje për gjykim GJKKO.”, tha Bardhi.

Kujtojmë se katër deputetë të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, Elda Hoti, Xhelal Mziu dhe Bledion Nallbati, u thirrën sot si dëshmitarë në GJKKO në procesin penal ndaj ish-kryebashkiakes së komanduar të Bashkia Tropojë, Zyra Islamaj.

Ajo akuzohet për korrupsion, ndërsa hetimet ndaj Islamajt nisën pas një kallëzimi të bërë nga vetë deputetët demokratë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb