Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka deklaruar se ministrat po shkelin Kushtetutën dhe se po i shmangen llogaridhënies para Kuvendit. Mbledhja e sotme në Konferencën e Kryetarëve është shoqëruar me debat e tensione.
Ministrat tu përgjigjen menjëherë kërkesave për interpelance. Kam thirrur ministrin e Bujqësisë në interpelance për fondet IPARD që në 16 dhjetor 2025 dhe ende nuk ka një datë kur do zhvillohet. Detyrimi Kushtetues i ministrave për të dhënë llogari para Kuvendit nuk është i negociueshëm. Më 26 shkurt 2026 kam thirrur për interpelance ministren e Shëndetesisë për humbjet e jetës në QSUT dhe ende s’ka një datë kur do zhvillohet interpelanca. Kuvendi nuk mund të presë që ministrat të mbarojnë vizitat turistike jashtë vendit, që i përdorin si justifikuar për ti shmangur llogaridhënies. Fermerët duan të dinë kur do zhbllokohen fondet IPARD, ministri i Bujqësisë vazhdon vizitat turistike. Qytetarët po humbin jetën në QSUT ku shkojnë për tu kuruar dhe ministrja nuk jep llogari”, tha ndër të tjera ai.
