Duket se pas tensioneve që u regjistruan në mbledhjen e fundit të grupit parlamentar, ku Elisa Spiropali pati një përplasje të fortë me kryeministrin Edi Rama, ish-ministrja duket se ka ‘provokuar’ sërish.
Në mbledhjen e sotme të grupit, Spiropali ka zgjedhur të ulet përballë kryeministrit.
Kujtojmë se gjatë diskutimeve në mbledhjen e fundit, Rama iu drejtua Spiropalit me tone të ashpra, duke i thënë: “ti mos fol në prezencën time”, çka ka shtuar tensionet në sallë.
