Kreu i PD Sali Berisha ka hedhur akuza ndaj kryeministrit Edi Rama, duke theksuar se ka vjedhur paratë e shqiptarëve. Gjithashtu ai nënvizon se skandalet e korrupsionit të Ballukut dhe të Ramës, po izolojnë Shqipërinë nga rruga europiane.

“Edi Rama për të mbrojtur vjedhjet e tij dhe Lubi ballukut, filloi të miratojë ligje e praktike. Unë dënoj me forcën më të madhe qëndrimin që de facto me shpejtësi të rrufeshme po izolon Shqipërinë. Janë në 4 mbledhje të Këshillit të Ambasadorëve dhe zyrtarëve të lartë në Bruksel në të cilat raporti për standardet dhe luftën kundër korrupsionit i Shqipërisë mbetet në klasë për shkak të “Lubi” Ballukut dhe AKSHI si kopshti privat i Ramës dhe këto janë vetëm masa e para ndëshkimore pasi masa të tjera ndëshkimore ndaj Shqipërisë do të vijnë. Korrupsioni i tij dhe i familjarëve të tij nuk njeh ligj e rregull”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb