Milan dhe Juventus ëndërrojnë Robert Lewandowski dhe janë gati të garojnë për sulmuesin polak, nëse ai vendos të mbyllë aventurën e tij me Barcelona për të provuar një sfidë të fundit të madhe në Serie A.

Pavarësisht se klubi katalanas po shtyn për një rinovim me kushte më të ulëta financiare – për të mos humbur një sulmues që ende arrin të kalojë shifrën e 20 golave në sezon – klubet e mëdha italiane mbeten në pritje.

Megjithatë, një transferim i mundshëm varet nga një ulje e ndjeshme e pagës së lojtarit, e cila duhet të zbresë nga rreth 20 milionë euro aktuale në një shifër më të përballueshme prej 6-7 milionë eurosh në vit.

Në sfond qëndron edhe kërcënimi nga Chicago Fire, i cili është i gatshëm të barazojë pagën e lartë që sulmuesi merr në Spanjë, për ta bindur të transferohet në MLS.

Kështu, Lewandowski ndodhet përballë një zgjedhjeje të rëndësishme: të vazhdojë në futbollin konkurrues europian apo të pranojë ofertën financiare nga Shtetet e Bashkuara.Topi kalon nga polaku, që këtë here nuk do duhet të bëjë atë çfarë ai bën më mire të shënojë, por do duhet të marrë një vendim tepër të rëndësishëm sa I takon të ardhmes së tij, ndoshta vendimi më i rëndësishëm në përfundim të një karriere të lavdishme.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb