Europa League luajti këtë të enjte ndeshjet e para të fazës çerekfinale. Aston Villa triumfoi me shifrat 1-3 ndaj Bolognas, në sfidën e mbajtur në Itali.

Freiburg fitoi 3-0 ndaj Celta Vigos, duke kthyer në formalitet kualifikimin.  Sfidë e luftuar në Portugali mes Portos dhe Nottingham, me takimin që përfundoi 1-1.

Në Conference League, Fiorentina u imponua 3-0 në Angli ndaj Crystal Palace. Asnjë problem për Maniz që thyen 2-0 Strasbourg, sakaq Shakhtar Donetsk-Az Alkmaar përfundoi 3-0.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb