Libani do të marrë pjesë në bisedimet për armëpushim që do të mbahen në Uashington. Sipas ‘skynews’, zyrtarët libanezë do të udhëtojnë për në Uashington në ditët në vijim. Një zyrtar i lartë libanez ka deklaruar ‘se Libani ka thënë se një armëpushim është parakusht për arritjen e një marrëveshjeje më të gjerë me Izraelin’

Megjithatë, data e saktë e takimit ende nuk është konfirmuar. Ky njoftim vjen pasi kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu tha se vendi i tij do të fillonte negociatat me Libanin “sa më shpejt të jetë e mundur”.

Më herët ai kishte këmbëngulur se armëpushimi SHBA-Iran i rënë dakord më parë këtë javë nuk vlen për veprimet e Izraelit në Liban.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: