Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij në konferencën e 8 Ndërqeveritare Shqipëri-BE.

Rama u shpreh se Shqipëria ndihet e inkurajuar me arritjet e saj, por mbi të gjitha me më shumë përgjegjësi.

“Fjala IBAR u bë trendi, kështu jetojmë ne me anëtarësimin në BE. Sot morëm konfirmim, institucione shumë më të forta se 10 vite më parë. Një institucion drejtësie që është i pavarur si kurrë më parë. Vit pas viti rritëm investimet dhe ekonominë në Shqipëri. Kishte një kulturë pandëshkueshmërie, administrata jonë është më e angazhuar e investuar dhe e aftë. Rrugëtimi ynë evropian është i pakthyeshëm i gjithë kjo është themeli për pjesën tjetër, për paga më të mirë, për investime më të mëdha”, tha Rama.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: