Vedat Muriqi ende nuk e ka vendosur nëse do të tërhiqet nga përfaqësuesja e Kosovës. Kjo është ajo që ka deklaruar sulmuesi 31-vjeçar, në një intervistë të dhënë së fundmi.

“Plani ishte i qartë: të luaja në Botëror dhe më pas të tërhiqesha. Për këtë kam folur edhe me presidentin dhe trajnerin. Nuk dua të mendoj për këtë tani. Jam i fokusuar te ndeshjet e mbetura me ekipin tim. Do të ketë kohë për të vendosur më vonë”. Me dardanët, Muriqi numëron 68 ndeshje, ku ka realizuar 32 gola.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb