Ish-ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali ka uruar besimtarët ortodoksë për festën e Pashkëve, përmes një mesazhi në rrjetet sociale.
Ajo ka përcjellë një thirrje për paqe dhe solidaritet mes njerëzve, duke theksuar rëndësinë e shpresës dhe besimit në kohë të vështira.
Krahas urimit, mesazhi i Spiropalit mbart edhe nota dhe nëntekste me ngjyrime politike, duke përcjellë thirrje për reflektim, më shumë mirëkuptim dhe përgjegjësi, përpara konflikteve, urrejtjes dhe makutërisë, siç shprehet.
“Në këtë Vigjilje të Pashkës Ortodokse, për njerëzit e vendit tonë të jashtëzakonshëm, uroj sa më pak mllef, mosmarrëveshje, hidhërim, makutëri, urrejtje, dhe sa më shumë mirëkuptim, liri, mbrothësi,
Mesazhi i plotë:
Krishti u ngjall!
Nga e premtja e zezë e sakrificës, në të dielën e madhe të Pashkës, me ngjalljen e Tij, zgjohet shpresa e të vuajturve, të shtypurve, të vetmuarve, të sëmurëve, të izoluarve, ngushëllimi i të gjithëve që vjen nga besimi se s’ka natë që s’ka të gdhirë, sado qoftë e gjatë.
Për çdo vuajtje ka një lehtësim, për çdo padrejtësi ka një shpërblim, për çdo ego të sëmurë ka një çmim.
Në këtë Vigjilje të Pashkës Ortodokse, për njerëzit e vendit tonë të jashtëzakonshëm, uroj sa më pak mllef, mosmarrëveshje, hidhërim, makutëri, urrejtje, dhe sa më shumë mirëkuptim, liri, mbrothësi, punë dhe begati.
Ta duam më shumë njëri-tjetrin dhe ta trajtojmë me më shumë përkujdesje tokën tonë të përbashkët.
Gëzuar, Pashkë të bekuara!
