Genoa triumfoi 2-1 ndaj Sasuolos. Ekipi ku aktivizohet Caleb Ekuban triumfoi 2 me 1, ndërsa goli i ish-sulmuesit të Partizanit vendosi fatin e takimit.

Ekuban gjeti rrjetën në minutën e 84-të. Këto janë 3 pikë të arta për Xhenoan, që tashmë është më e sigurt për mbijetesën.

Ekuban ndërkohë regjistron një statistikë të veçantë. Në 12 ndeshje ku ka tundur rrjetën, ekipi nuk ka regjistruar humbje. Madje nëntë takime janë fituar.

Genoa ia doli të largohet nga zona e ftohtë, vetëm falë tri fitoreve në pesë ndeshjet e fundit. Tashmë pret hapin fals edhe nga rivalët e saj.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb