Policia e Fierit ka zbuluar detaje në lidhje me një ngjarje të regjistruar ditën e sotme, pasi një person i cili kishte hyrë në një banesë për të vjedhur u gjet i pajetë.
Sipas policisë, ai është identifikuar si shtetasi Ilir Zarka, 47 vjeç.
Raportohet se nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se ai ka ndërruar jetë nga asfiksia, gjatë tentativës për t’u futur në banesë.
Njoftimi i policisë:
Fier / Informacion paraprak
Në lagjen “8 Shkurti”, Fier, është gjetur pa shenja jete, në dritaren e një banese, shtetasi I. Z., 47 vjeç.
Nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se ai ka ndërruar jetë nga asfiksia, gjatë tentativës për t’u futur në banesë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.
