Emigrantët që festuan Pashkën në vendlindje, janë rikthyer drejt shtetit grek duke krijuar edhe fluks në doganë në Kapshticë.
Si pasojë radha e automjeteve ka arritur në më tepër se 1 km.
Sipas të dhënave nga pika kufitare, pala shqiptare po punon me 5 sportele në dalje pra me kapacitet të plotë, ndërsa pala greke me 6 korsi në hyrje të saj.
Më herët situata në doganë ka qenë e qetë ndërsa janë marrë të gjitha masat e nevojshme që qytetarët të mos presin gjatë për të kaluar kufirin.
