Tirana hyn në një periudhë vendimtare të sezonit, ku çdo ndeshje ka peshën e një finaleje dhe ku gabimet nuk kanë më kthim pas. Një seri sfidash të forta, derbi të zjarrtë dhe transferta delikate e kthejnë këtë fazë në një “kalendar ferri” të vërtetë për bardheblutë.
Në vetëm pak javë, skuadra e drejtuar nga Orges Shehi do të përballet me ekipet e kreut për objektivat sezonalë, ekipe me histori dhe ambicie të mëdha, si dhe me ndeshje që mund të ndryshojnë krejtësisht rrjedhën e kampionatit.
Presioni është maksimal, ndërsa koha për rikuperim është minimale. Ky është momenti ku diferencat nuk bëhen më vetëm nga cilësia, por nga karakteri, menaxhimi fizik dhe aftësia për të përballuar presionin psikologjik. Në këtë seri ndeshjesh, Tirana nuk luan thjesht për pikë, por për vazhdimësinë e sezonit dhe për të mbajtur gjallë objektivin e saj, qëndrimin në Superiore.
18.04, DINAMO – TIRANA
25.04, TIRANA – PARTIZANI
02.05, TEUTA – TIRANA
06.05, TIRANA – VLLAZNIA
10.05, ELBASANI – TIRANA
