SPAK lëshon urdhërarrest për Mir Pepën, pronar i kompanisë Pepa Group. Lajmi konfirmohet ekskluzivisht për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala.

Mësohet se urdhri i lëshuar me firmën e prokurorit Alfred Shehu, nuk është ekzekutuar ndaj biznesmenit, pasi Mir ose ndryshe Jetmir Pepa, ndodhet jashtë vendit.

Kujtojmë se emri i Pepës u lakua shumë më media pak kohë më parë kur ish-bashkëshortja e tij, Mariela Berisha dhe motra e saj, Antonela Berisha u përfshinë në një konflikt të rëndë, ku sulmua me gotë në një restorant një blogere. Kujtojmë se që dje SPAK ndërmori një aksion blic, ku lëshoi 11 urdhër-arreste, mes tyre edhe për Pepën, ndërsa shënjestroi një grup që merret me trafik droge.

Aktualisht SPAK po kryen kontrolle, ndërsa raportohet se ka disa persona të ndaluar, ndërsa ende nuk bëhet i ditur identiteti i tyre.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb