Drejtuesi i një ciklomotorri ka humbur kontrollin duke u përplasur me një mur rrethues.

Për pasojë kanë mbetur të plagosur drejtuesi dhe pasagjerja të cilët janë transportuar në spitalin rajonal të Lezhës. Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po verifikon rrethanat.

Lezhë / Informacion paraprak

Rreth orës 20:30, në aksin rrugor Balldren–Torovicë, shtetasi R. O., duke drejtuar motomjetin e tij, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe, për pasojë, është përplasur me një mur rrethues në anë të rrugës.

Si pasojë janë dëmtuar drejtuesi i motomjetit dhe pasagjerja që udhëtonte me të, të cilët janë transportuar në spital për kontroll mjekësor dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb